Kalo te përmbajtja

Komuniteti i Biznesit i Kosovës

Rritemi bashkë, nga komuniteti.

Ombrella e bizneseve kosovare që punojnë me etikë. Rrjetëzim, panaire ndërkombëtare, trajnime, këshillim dhe avokim, të gjitha në një vend.

anëtarë aktivë
38
anëtarë aktivë
panaire në kalendar
57
panaire në kalendar
shabllone ligjore
358
shabllone ligjore
përfitime për anëtarët
37
përfitime për anëtarët

38 biznese kanë zgjedhur të rriten me BCK-në

Shiko drejtorinë

Pse BCK?

Çfarë fitoni si anëtar

Anëtarësia nuk është vetëm një emër në listë. Është qasje e drejtpërdrejtë në tregje, partnerë, dije dhe zë institucional.

Të gjitha 37 përfitimet
  • Katalogu i anëtarëve dhe hapësira promovuese

    Baza e përbashkët e anëtarëve shpërndahet në rrjet, në tregun e gjerë dhe te organizatat simotra, që të shkëmbeni produkte e shërbime dhe të gjeni partnerë, investitorë apo implementues.

    Nga Silver

  • Zbritje mes anëtarëve (3%–15%)

    Oferta me zbritje që anëtarët e BCK-së i ofrojnë njëri-tjetrit për produktet dhe shërbimet e tyre.

    Nga Silver

  • Kalendari i panaireve dhe pjesëmarrja

    Kalendarë me datat e panaireve në rajon dhe në Kosovë, si dhe lehtësimi i pjesëmarrjes grupore apo individuale.

    Nga Silver · mund të ketë kosto shtesë

  • Takime B2B

    Takime biznes me biznes me partnerë, investitorë dhe implementues që ndajnë interesa të përbashkëta.

    Nga Gold · mund të ketë kosto shtesë

  • Avokimi i interesave të anëtarëve

    Përfaqësimi i kërkesave të anëtarëve përballë bizneseve, tregut financiar dhe institucioneve publike.

    Nga Silver

  • Tendera, thirrje dhe grante

    Shkëmbimi i informatave për tendera, thirrje për propozime dhe grante.

    Nga Gold

  • Trajnime të rregullta

    Trajnime të rregullta për shumicën e fushave të biznesit.

    Nga Silver · mund të ketë kosto shtesë

  • Këshillime biznesore

    Transaksionet, format e kontratave, shembuj kontratash dhe zgjidhja e kontesteve.

    Nga Silver · mund të ketë kosto shtesë

Programi ynë

Pesë shtylla që e mbajnë komunitetin

Organizata zhvillohet në faza, nga rrjetëzimi dhe promovimi te edukimi, këshillimi dhe arbitrazhi, me qëllim etikën në biznes dhe mirëqenien e shoqërisë.

  1. 1

    Rrjetëzimi

    Ndërtojmë listën e bizneseve dhe e vëmë në dispozicion të anëtarëve, që të rritet tregu, shkëmbimi i kapitalit dhe partneriteti.

    • Rrjetëzim i brendshëm dhe klube sektoriale
    • Takime B2B
    • Ekspertë nga jashtë: SES, Senior Experts Network, PUM, BaySen
  2. 2

    Promovimi

    Përfaqësojmë interesat e bizneseve dhe kontribuojmë në infrastrukturën ligjore dhe financiare që u përshtatet nevojave të tyre.

    • Lobim për nevojat dhe interesat e bizneseve
    • Konferenca, panaire dhe ngjarje partneriteti
    • Bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare
    • Projekte bamirësie dhe filantropie
  3. 3

    Edukimi, hulumtimi dhe cilësia

    Qendra e trajnimeve, programi për start-up dhe hulumtimi i potencialit ekonomik të Kosovës.

    • Qendra e trajnimeve
    • Vlerësim sektorial i resurseve njerëzore
    • Analiza të tregut dhe të import-eksportit
  4. 4

    Këshillimi

    Këshillim për transaksionet, kontratat dhe financat, si dhe mbështetje për biznes-plane dhe projekte.

    • Transaksione, forma dhe shembuj kontratash
    • Biznes-plane, analiza dhe strategji
    • Planifikim dhe menaxhim projektesh për grante
  5. 5

    Arbitrazhi

    Zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjeve mes palëve, pa shpenzime gjyqësore.

    • Ndërmjetësim para gjykatës

Pakot e anëtarësisë

Zgjidhni nivelin që i përshtatet biznesit tuaj

Çdo kategori anëtarësie (i Përfshirë, i Asociuar ose i Plotë) vjen në tri nivele vjetore.

Silver

Pako hyrëse për bizneset që duan të jenë pjesë e rrjetit të BCK-së.

60 €/ vit

Deri në 3 abonime në ngjarje në vit

  • Katalogu i anëtarëve dhe hapësira promovuese
  • Rrjetëzimi i brendshëm
  • Zbritje mes anëtarëve (3%–15%)
  • Kalendari i panaireve dhe pjesëmarrja
  • Panairi vjetor i BCK-së
  • Avokimi i interesave të anëtarëve
  • Produkte financiare pa kamatë
  • + 12 përfitime të tjera
Apliko për Silver
Më e zgjedhura

Gold

Pako e plotë për bizneset që duan rrjetëzim aktiv, takime B2B dhe këshillim.

240 €/ vit

Deri në 10 abonime në ngjarje në vit

  • Katalogu i anëtarëve dhe hapësira promovuese
  • Rrjetëzimi i brendshëm
  • Rrjetëzimi ndërkombëtar
  • Zbritje mes anëtarëve (3%–15%)
  • Kalendari i panaireve dhe pjesëmarrja
  • Takime B2B
  • Panairi vjetor i BCK-së
  • + 24 përfitime të tjera
Apliko për Gold

Platinum

Pako premium me qasje në të gjitha shërbimet, vizitat studimore dhe hulumtimet e tregut.

500 €/ vit

Abonime të pakufizuara në ngjarje

  • Katalogu i anëtarëve dhe hapësira promovuese
  • Rrjetëzimi i brendshëm
  • Rrjetëzimi ndërkombëtar
  • Zbritje mes anëtarëve (3%–15%)
  • Kalendari i panaireve dhe pjesëmarrja
  • Takime B2B
  • Vizita studimore dhe misione tregtare
  • + 27 përfitime të tjera
Apliko për Platinum

Përfitimet e listuara janë për anëtarin e Asociuar. Krahasoni të gjitha kategoritë dhe nivelet

Biblioteka e dokumenteve

Mbi 350 shabllone ligjore dhe biznesore, gati për t’u përdorur

Kontrata, marrëveshje, kërkesa, ankesa dhe formularë sipas legjislacionit në Kosovë. Një pjesë janë falas për këdo, ndërsa marrëveshjet biznesore janë ekskluzive për anëtarët.

295

dokumente falas për të gjithë

63

marrëveshje biznesore vetëm për anëtarët

Shembuj nga koleksioni i anëtarëve

  • Marrëveshja e shpërndarjes ekskluzive
  • Marrëveshje e përfaqësuesit të shitjeve
  • Marrëveshje konsulence
  • Lista kontrolluese për blerjen e një biznesi

Bëhuni pjesë e komunitetit që rritet bashkë

Aplikoni online në pak minuta, nënshkruani marrëveshjen elektronikisht dhe filloni të përfitoni nga rrjeti, panairet dhe shërbimet e BCK-së.