Kalo te përmbajtja
Të gjitha ngjarjet
Pri202027
Evropa JuglindorePanair ndërkombëtar

SEEBBE 2027 – 51st Building Trade Fair

20–23 prill 2027

Belgrade Fair, Beograd, Serbi

Edicioni i 51-të i panairit ndërkombëtar të ndërtimtarisë në Beograd, anëtar i UFI-t që nga viti 1998, mbulon projektimin, ndërtimin, inxhinierinë civile dhe hidroteknike, materialet, makineritë, veglat dhe punimet e brendshme. Në vitin 2026 morën pjesë 507 ekspozues nga 22 vende dhe mbi 24.000 vizitorë, ndërsa njëkohësisht mbahet edhe panairi i hortikulturës Beoplantfair.

Pse ia vlen për bizneset kosovare

Është ndër panairet më të rëndësishme të ndërtimit në Evropën Juglindore dhe një mundësi për prodhuesit dhe tregtarët kosovarë të materialeve të ndërtimit, dyerve, dritareve dhe profileve PVC që të ndjekin trendet dhe të gjejnë furnitorë e partnerë.

Sektori
Ndërtimtari dhe materiale ndërtimi
Organizatori
Belgrade Fair (Beogradski sajam)
Kush mund të abonohet
Anëtarët të Asociuar, të Plotë, nga pakoja Silver